Durrës, bllokohen mbi 53 mijë euro të padeklaruara

schedule10:04 - 6 Mars, 2024

schedule 10:04 - 6 Mars, 2024

TIRANË- Në Portin e Durrësit janë sekuestruar mbi 53 mijë euro, të cilat do të futeshin në Shqipëri pa asnjë deklarim.

Për këtë u vu në pranga një 30-vjeçar, Gjon Gjoni, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë Ervin Qiro dhe Etmond Koçeku. Sipas policisë, shuma monetare ishte fshehur në një furgon.

Nga kontrolli u gjetën dhe gjashtë celularë dhe disa veshje, të cilat nuk do të deklaroheshin në kufi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!