Durrës-Bari/ Nisen ditën e sotme dy tragete që anuluan lundrimet për shkak të erës së fortë

schedule10:00 - 27 Shkurt, 2020

schedule10:00 - 27 Shkurt, 2020

Për shkak të motit të keq, Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se linja e trageteve Durrës-Bari do të ketë vonesa. Ndërkohë dy tragete të linjës Durrës-Bari të cilët për shkak të erës së fortë nuk mundën të lundronin natën e kaluar, janë nisur ditën e sotme.

Bëhet me dije se dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbërritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Autoriteti Portual Durrës

🌧Moti i keq, vonesa në nisjen e trageteve të linjës Durrës – Bari🚢
⚓Në kalata vijon përpunimi i anijeve me mallra

Dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.

Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.

Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbarritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.
Moti i paqendrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare./abcnews.al