Një i ri nga Shkallnuri i Durrësit përfundoi në pranga, pasi akuzohet për dhunim fizik dhe mbajtje peng për disa orë të një vajze nga Ukrahina. Sipas policisë, Almarjo Xhebexhia 24 vjeç ishte njohur disa muaj më parë në Mal të Zi me 21 vjeçaren ukrahinase. Por pasi janë takuar në Durrës, midis tyre ka patur konflikt. Ata ishin vendosur në një hotel te Shkëmbi i Kavajës dhe ka qenë personeli, i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes çiftit, por policia po punon për sqarimin e rrethanave. Vajza ndodhet nën kujdesin e mjekëve ne spital për shkak te dëmtimeve që ka marrë në trup, ndërsa i riu Almarjo Xhebexhia nën arrest.
Durrës, arrestohet 24 vjeçari. Dhunoi dhe mbajti peng disa orë një shtetase ukrahinase
schedule12:33 - 31 Tetor, 2017
schedule 12:33 - 31 Tetor, 2017