Durrës, 400 urgjenca në ditë/ Mjekët: Shkak gripi dhe virozat, nuk ka raste të rënda

schedule15:19 - 15 Janar, 2024

schedule 15:19 - 15 Janar, 2024

Mjeket ne urgjencen e spitalit te durresit po perballen keto dite me fluks pacientesh e vizitash.

Arsyet që i cojnë qytetarët në dyert e spitalit janë të shumta por më tepër dominojnë virozat, gripi dhe covid.

Pavarësisht fluksit raste të rënda nuk ka patur.

Mjeku Elton Bodlli thotë se më të prekur nga virozat e gripi janë fëmijët dhe të sëmurët kronikë.

Këto javë të para të janarit spitalet në të gjithë vendin po përballen me urgjenca të shumta. Për të shmangur gjendjet e rënduara shëndetësore mjekët këshillojnë vaksinim kundër gripit e covid./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!