Durojnë të ftohtin, mushkonjat koreane mund të “kolonizojnë” edhe Greqinë

schedule10:13 - 21 Tetor, 2021

schedule 10:13 - 21 Tetor, 2021

Një mushkonjë koreane që mund të durojë të ftohtin mund të kolonizohet edhe në Greqi në vitet që vijnë. Në këtë përfundim ka dalë një entomologe italiane. Ilaria Negri, kërkuese në Universitetin Katolik të Piacenza-s foli për mediat rreth mushkonjës Aedes koreicus (Edwards, 1917) që është gjetur në provincën e Bergamos.

Ky mushkonjë vjen nga një ishull vullkanik në Korenë e Jugut dhe ka dy karakteristika: është shumë e ngjashme me mushkonjën tigër dhe është rezistente ndaj të ftohtit.

Sipas studimit të universitetit, dhe siç raportohet nga Corriere della Sera, përparimi i mushkonjës koreane është rezultat i “futjes së pa dashje të llojeve të huaja të kafshëve dhe bimëve, jashtë tokës së tyre amtare, nga njerëzit.

E pyetur nga korrespondenti i ERT nëse mushkonja koreane ishte gjetur në Greqi. Negri u përgjigj se deri më tani “nuk është lokalizuar ende në Greqi”. Sidoqoftë, duke pasur parasysh aftësinë e mushkonjave për t’u përshtatur, shtoi ajo, mund të “kolonizojë” edhe Greqinë natyrisht. /abcnews.al/