Laçi vuan sërish me ekipet e vendeve të fundit, teksa këtë herë ka barazuar 1-1 në shtëpi me Skënderbeun. Trajneri Shpëtim Duro, pas ndeshjes foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Sigurisht nuk jam i kënaqur, është zhgënjyes. Luanim në fushën tonë. Nuk e prisja këtë rezultat, bëmë një hap të gabuar”, tha fillimisht Duro, i cili më pas flet për golat e pësuar nga Laçi.
“Nuk është ndeshja e parë, sigurisht skuadra ka qenë kontakte. Rivalët na kanë goditur me episode, nuk na kanë dominuar. Volumi i lojës ishte më i madh nga ne. U goditëm në një moment ku nuk patëm përqendrim. Me golin ata morën moral.
Barazuam dhe kishim mundësi, por minutat kalojnë dhe ndeshja ndërlikohet. Shikoj që ka edhe probleme fizike në momente të veçanta, pasi mungesat kanë qenë disa. Nwabueze nuk është rikuperuar plotësisht dhe gjithçka ka pasur ndikimin e vet”.
“Nuk mund të flitet për eufori. Kam punuar edhe para ndeshjes me Apoloninë. Pas ndeshjes me Kukësin kam thënë se këto janë ndeshjet më të rëndësishme dhe gabuam. Nuk ka diferenca dhe euforia nuk duhet të ketë vend. Disa lojtarë nuk e kanë stofin për të marrë përgjegjësi”, përfundoi Duro. /abcnews.al