Shpetim Duro i gëzohet fitores me Tiranën. Pas ndeshjes ai ka deklaruar: “Sigurisht ndeshje të tilla janë derbi dhe duhet lojë racionale dhe e kujdesshme. Sigurisht duke shfrytëzuar situata të veçanta. Ata ishin më mirë psikologjikisht. Falënderoj ekipin që diti të reagojë dhe të fitojë ndaj një ekipi që ishte në momentin më të mirë. Kemi reaguar pas dy humbjeve, e bëmë edhe më Partizanin në kampionat pas Superkupës.
ZËVENDËSIMET– “Ishin minutat e fundit. Gavazaj luajti mirë. Sulmi ishte mirë, bashkë me Shkurtajn dhe Abazajn. Fatkeqësisht nuk kanë pasur minuta, por në këtë ambient bëjnë diferencën në momente të veçanta”.
20 MINUTAT E FUNDIT – “Psikologjikisht ishin në vend të dytë. Po të humbnim nuk e kapnim kreun. Në fund duhet të bënim tre gola dhe ta mbyllnim. Në të 85’ kur shënoi Tirana, normalisht krijohet tension. Para golit duhet ta realizonim të tretin me Shkurtajn.
PRESIONI I GJICIT – “Nuk ka pasur presion. Kam dy muaj trajner dhe e kam takuar dy herë. Ai ka angazhime të tjera. Kam 22 vite trajner dhe nuk është e lehtë. Kam kaluar shumë presidentë. Nuk është e lehtë ta ha presion”, përfundoi Duro në emisionin Gol pas Goli në Supersport. /abcnews.al