Duro: Ndaj Partizanit me rotacion të lehtë, ata vijnë me bonusin e triumfit në derbi

schedule15:17 - 16 Mars, 2021

schedule 15:17 - 16 Mars, 2021

Laçi luan nesër në stadiumin e vet, duke nisur nga ora 13:00 ndaj Partizanit, në një sfidë ku do të përcaktohet një nga katër gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë.

Para kësaj ndeshje për abcnews.al u prononcua trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro. Ai foli për gjendjen e skuadrës, vlerësimin e ndeshjes dhe paralajmëroi mini-rotacion.

“10 ndeshje i pamposhtur dhe vendi i parë? Sigurisht është ecuri pozitive dhe vendi i parë është diçka pozitive, por kjo është një ndeshje e një specifike tjetër, me eliminim direkt ndaj një kundërshtari të fortë.

Do e vlerësojmë totalisht ndeshjen me Partizanin. Kemi dy tre lojtarë që nuk janë aktivizuar në ndeshjen e fundit, do kemi një rotacion të lehtë, por janë të gjithë lojtarë, që kanë luajtur dhe janë pranë formacionit”.

Duro lë të kuptohet se nesër është një ndeshje e hapur dhe nuk do jetë dramë e madhe eliminimi, teksa konfirmoi se Nwabueze do jetë në formacion nga minuta e parë, pasi Laçi pagoi gjobën 5 milionëshe për rikthimin e tij.

 

“Do të shikojmë zhvillimin e situatës në ndeshjen e nesërme. Në qoftë se kualifikohemi, është pozitive, nëse ndodh ndryshe, do përqendrohemi plotësisht në kampionat.

Na gëzon rikthimi i Nwabueze. Ai është stërvitur me skuadrën prej më shumë se një muaji. Është në gjendje të mirë, nuk ka luajtur, por nesër është i gatshëm për formacionin”.

 

Në fund Duro nuk bën ndryshim mes nivelit të dy ekipeve. “Ne ishim më mirë, Partizani kaloi një moment krize, por kur fiton derbin ka ndikim pozitiv. Ne kemi pasur vazhdimësi në ndeshjet e fundit. Të dyja skuadrat janë në pozita të gatshme për këtë ballafaqim”, u shpreh Duro. /Denis Lalaabcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!