Duro: Laçi me djersë deri këtu, disa hiqen si të ndershëm! Fitorja na nxirrte kampion

schedule19:53 - 21 Maj, 2021

schedule 19:53 - 21 Maj, 2021

Laçi nuk ia doli të fitonte me Teutën, që të luante më pas një finale titulli në Shkodër kundër Vllaznisë. Trajneri Shpëtim Duro, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport foli në lidhje me duelin e sotëm dhe për sezonin në përgjithësi.

“E kam thënë pas ndeshjes me Tiranën që do ketë surpriza dhe ashtu shkoi. Deri në momentet e fundit, me rastet e krijuara, mund të ishim ne. Pas Tiranës u gëzuam për objektivin e arritur. Kishim kampionatin në dorë, edhe sot, edhe ai dypikëshi me Skënderbeun.

Duhet të fitonim, djemtë i kam falënderuar. Edhe kundërshtari duhet falënderuar. Me Laçin do ishte një titull i paharruar. I falënderova për super kampionatin, sakrificën. Jemi në Shqipëri dhe kemi marrë çdo pikë me djersë, me sakrificë.

Ata që thonë që jemi të ndershëm, ne jemi në Shqipëri dhe i marrim vesh gjërat. Skuadrat stërviten në një terren. Jam krenar për djemtë, kemi marrë çdo gjë me djersë dhe sakrificë”, tha fillimisht Duro.

“Vllaznia? Kemi bërë 10 ndeshje për 2 javë, apo 3. Kemi pasur shumë probleme, ngarkesë të madhe, mesfushën që nuk e kemi ndryshuar. Kanë përballuar gjithë kampionatin. Është ngarkesë e madhe për të. Harmon ishte i dëmtuar.

Me këtë grup e kemi përballuar kampionatin, kemi aktivizuar të rinj në raport me skuadra të tjera që kanë shpenzuar dhe nuk janë as në kupat e Europës. Jam krenar që luftuam për kampion deri në fund.

Sa i takon javës së fundit, ne jemi shumë të ngarkuar. Edhe goditja psikologjike sot ndikon. Nëse shënonte Harmon, mund të ishim ne kampion. Java e fundit them se nuk do të ketë surpriza. Nëse fitonim sot, ishim kampion”.

“E ardhmja? Nuk themi dot po, jo. Edhe unë kam të drejtë të flas. Është kampionat që do mbahet mend me Laçin. E kam marrë shumë mbrapa ekipin. Kemi arritur një objektiv, që Laçi e ka arritur edhe herë të tjera. Por ishte kampionat i çuditshëm, që del kampion, por del edhe jashtë Europe.

Edhe drejtuesit janë të kënaqur. Kemi pasur bashkëpunim pozitiv këtë sezon. Patjetër do ulemi e të flasim. Nëse mendojmë njëlloj dhe kemi të njëjtën strategji, patjetër kam dëshirë të vazhdoj. Nuk varet vetëm nga unë, duhet të biem dakord të dyja palët”.

“Më ngacmuar me Nwabueze. Ua kam thënë, mungesa e tij ka ndikuar. Kemi probleme me shënimin e golave nga sulmuesit. Mesfushorët dhe mbrojtësit kanë shënuar më shumë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!