Laçi arriti sot një fitore të madhe ndaj Universitatea Craiova me shifrat 1-0 në “Elbasan Arena”, duke i dhënë vetes një dorë të mirë në rrugën për kualifikimin në raundin e tretë. Pas ndeshjes i kënaqur ishte trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro.
“Nuk krijuan rrezikshmëri në portën tonë me përjashtim të një rasti në pjesën e parë. Por ne mund t’i kapnim në kundërsulm disa herë. Një fitore 1-0 ndaj një skuadre e cila deri në fund ka luajtur për titullin kampion në Rumani, mendoj se është një sukses i jashtëzakonshëm.
Në përgjithësi të gjithë kanë luajtur mirë, kanë zbatuar detyrat se janë ndeshje të tilla që nëse do të çedojë një ose dy lojtarë, të krijojnë probleme. Pa përjashtim, të gjithë kanë luajtur mirë.
Mazrekaj ka bërë superndeshje me Podgoricën. Sot në krah kishte një mbrojtës si Konte që i rrinte gjithë kohës në fundore. E kishin vlerësuar shumë Mazrekajn, ishte vlerësim i jashtëzakonshëm në mbulimin e tij. Rezultati është pozitiv, por patjetër çdo gjë është e hapur”, tha Duro pas ndeshjes. /abcnews.al