Në orën 17:00, të pasdites të kësaj të enjteje, Struga e Shpëtim Duro do të presë në arenën “SRC Biljanini Izvori” të Ohrit, islandezët e Breidlabik, në përballjen e parë të fazës “play-off” të kualifikueseve të Conference League.
Tekniku i Strugës, Shpëtim Duro kërkon të shkruajë historinë me skuadrën e tij, duke i kualifikuar ata për herë të parë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian. Për të arritur fitoren, Duro ka përzgjedhur formacionin 3-4-2-1, ku në portë si zakonisht është Kojsevski. Mbrojtja me tre përbëhet nga Neziri, Radiç e Krivanjeva, me Malikijin e Zguron, që do t’u vijnë në ndihmë nga krahët e mesfushës. Qëndra e kësaj të fundit përbëhet nga Bojku e Ukpa Effiong, ndërsa më të avancuarit Shabani e Mazrekaj do t’i vijnë në ndihmë “bomberit”, Besart Ibraimi.
Në krahun tjetër tekniku Thorvaldsson i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Einarsson e para tij Gunnlaugsson, Muminovic, Margerisson e Ingvarson. Mesfusha përbëhet nga Ludviksson, Sigrusjonsson e Eyjfolsson, ndërsa në sulm janë pozicionuar Svanthorsson, Steindorsson e Olsen. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: