Shpëtim Duro ka folur në prag të ndeshjes kundër Iskra, që zhvillohet nesër në orën 20:00 në “Elbasan Arena”. Laçi synon kalimin në turin e dytë të Conference League dhe do kërkojë ta fitojë ndeshjen e parë ndaj malazezëve.
“Jemi gati, Kemi bërë nië fazë përatitore në Pogradec në kushte shumë të mira. Skuadra ka qenë e përqëndruar dhe serioze. Në letër ne jemi favoritë, duke patur parasysh koeficientin në Kupat e Europës.
Jemi ekipi më mirë shqiptar në vitet e fundit me pjesëmarriet në Europë, ndaj dhe konsiderohemi favorit përballë Iskrës. Gjithsesi në futboll jo gjithmonë fiton skuadra favorite. Duhet përqëndrim dhe seriozitet dhe të bëjmë paraqitje si edicionin e shkuar”.
“Iskra? E kemi studiuar kundërshtarin, por ekipi i Iskrës ka ndyshuar shumë dhe nuk jemi marrë me ndeshjet e sezonit të shkuar. Kemi parë ndeshjet e tyre përgatitore, e kemi analizuar me skuadrën.
Është nië ekip jo në nivelin tonë, por është një skuadër që vendoset mirë në fushë. Duhet patjetër që të gjejmë mënyrën që ekipi jonë të përgatitet mirë e ta kalojmë këtë raund”, tha Duro në Supersport. / abcnews.al