Duro: Asnjë avantazh kundër Partizanit, pres ardhjen e dy futbollistëve

schedule16:46 - 25 Janar, 2020

schedule 16:46 - 25 Janar, 2020

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, ishte i pranishëm në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Partizanit, që luhet në Air Albania Stadium. Në fjalën e tij, strategu i verilindorëve preku shumë tema rreth kësaj sfide, hapit fals kundër Luftëtarit dhe merkatos.

PARTIZANI – “Luajmë kundër skuadrës kampione në fuqi, kundër një skuadre si Partizani. Do të jetë një ndeshje interesante, luhet për herë të parë në një impiant modern. Kjo shton bukurinë dhe rëndësinë e këtij takimi. Çdo gjë bëhet më e vështirë, pasi filloi gjysma e dytë e sezonit. Do të jetë më e vështirë për të arritur tek objektivi final”.

KRITIKAT – “Sigurisht që është e drejtë, nuk morëm maksimumin ndeshjen e parë. Por çdo ndeshje ka historinë e saj, gjëja që ndodhin në futboll. Edhe në Europë, gabojnë ekipet e mëdha. E rëndësishme është që pas asaj paraqitje në Gjirokastër, duhet të reagojë për të arritur tek objektivat final.

LUFTWTARI – “Kam parë shtypin këto ditë, që është patjetër që pritshmëritë e ndeshjes së Kukësit kundër Luftëtarit duhej fituar me patjetër, edhe unë jam me këtë mendim, por është bastarduar sikur skuadra e Kukësit nuk ka luajtur fare. Ndeshja nuk ishte aty ku doja unë, kemi pasur minimalisht 6-7 raste për të shënuar, por mediet e kanë harruar këtë gjë dhe merren me 1-2 raste të Luftëtarit. Duhet ta harrojmë atë ndeshje, të fokusohemi te ndeshja e ditës së nesërme.

MUNGESAT E PARTIZANIT – “Nuk kemi asnjë avantazh, kemi luajtur kundër Partizanit. Unë mungesat e Partizanit nuk i marr fare parasysh, për arsyen se Partizani i ka të gjithë lojtarët me vlera, përderisa luajnë me Partizanin. Në këtë aspekt, nuk kemi ndonjë avantazh. Përpos asaj, ne kemi luajtur 2 herë me Partizanin dhe ka qenë super i plotë në dy ndeshjet e para dhe ne kemi dalë më mirë me rezultate teknike. Është krijuar opinioni që ka mungesa Partizani, por kanë alternativa me shifra të larta pagese dhe kanë kualitet. Të dy skuadrat janë pretendente dhe çdo mungesë zëvendësohet.

BARAZIM – “Unë jam nga trajnerët që i pranoj të tre rezultatet, në futboll nuk ka asgjë absolute, sidomos kur përplasen dy rivalë. Dëshira ime është të marrim maksimumin, por do të fitojë skuadra që e meriton”.

GRUPI – “Skuadra është e plotë, padiskutim, nuk kemi asnjë lloj dëmtimi, mungesa e vetme ishte Maliqi kundër Luftëtarit. Jam pak i zhgënjyer, pasi kemi bërë stërvitje të shkëlqyer dhe nuk e prisja të dështonim kundër Luftëtarit. Por thashë që ndryshimi i ambientit, i terreneve, ndikojnë. Me futbollistët cilësorë që kemi, në momente të veçanta, duhet ta ndihmojnë skuadrën.

MERKATO – “Skuadra është e plotë, patjetër që kemi pasur dy largime muajin e fundit, jo për fajin tonë dhe të klubit, siç ishin Kitanovski dhe Daku. Kam kërkuar dy futbollistë, njërin e pres këtë ditë nëse po punon klubi për çështje vize, është lojtar që e njoh unë dhe vjen nga Afrika. Klubi do të bëjë të pamundurën ta pajisë me vizë. Kam kërkuar edhe një futbollist nga Shqipëria dhe do të ishte afrim me vlera, që do të shtonte konkurrencën në skuadër”.

AIR ALBANIA – “E çuditshme, pasi unë e kam theksuar dhe herë të tjera që në ndeshjet kundër Partizanit dhe Tiranës, Kukësi ka qenë mirë sa i përket rezultateve. Pavarësisht se ne kemi pasur në stadium tifozë më shumë kundërshtarë, por kjo gjë i bën mirë në momente të veçanta skuadrës sonë. Kështu ka rezultuar”, tha Duro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!