Durmishaj në Kombëtare për ndeshjen ndaj Turqisë në Europian

schedule22:58 - 2 Mars, 2019

schedule 22:58 - 2 Mars, 2019

Fiorin Durmishaj pritet të jetë përforcimi i ri i ekipit përfaqësues për ndeshjen ndaj Turqisë. Trajneri Panuçi e ka ndjekur në Greqi, dhe ëhstë bindur për potencialin e sulmuesit.

Me 99 për qind të mundësive, kombëtarja do ta ketë sulmuesin e momentit. Fiorin Durmishaj pritet të përforcojë ekipin përfaqësues për ndeshjen e Europianit ndaj Turqisë në 22 mars të këtij viti, në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Trajneri Kristian Panuçi e ka ndjekur nga afër së fundmi, në Greqi, dhe është bindur për potencialin e sulmuesit që është i ri, vetëm 22 vjeç.

Me Panioniosin ka shënuar 11 gola në 27 ndeshje këtë edicion, nga të cilët 6 rrjeta për Superligën greke dhe 5 në Kupën e Greqisë.

Njëzetedyvjeçari vlerësohet lart për talentin dhe parametrat e tij fizikë, duke qenë 1.87 metra shtatlartë, tepër i fuqishëm, por edhe shumë i saktë pranë portës.

Falë kontributit të shqiptarit, Panioniosi ndodhet në mesin e tabelës së Superligës, duke qenë lart rrezikut për të rënë nga kategoria.

Për fat të keq, Durmishaj nuk mundi ta ndihmonte ekipin që të kualifikohej për në gjysmëfinalen e Kupës, eleminuar nga PAOK-u I Selanikut.

Ai ka luajtur 8 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol për Shqipërinë U21, ndërsa edhe Federata Greke u interesua për të.

Pavarësisht se mban pasaportën greke, Durmishaj ka pranuar të vazhdojë të luajë për Shqipërinë, dhe duket se do të jetë një alternativë shumë e rëndësishme për të ardhmen, aq më tepër duke pasur parasysh moshën e tij tepër të re. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!