“Durimi është i pashtershëm për tu anëtarësuar në BE”, Rama: Shqipëria ka qenë gjithmonë lojë e fuqive të tjera

schedule09:52 - 18 Korrik, 2022

schedule 09:52 - 18 Korrik, 2022

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”.

Një nga temat e prekura gjatë intervistës ishte edhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Teksa theksoi se ka lindur njeri i paduruar, kryeministri tha se ndryshon puna kur vjen çështja te çelja e negociatave.

Shqipëria është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga viti 2014. Tetë vjet më vonë, negociatat nuk kanë filluar ende. Ne folëm për durimin. Sa i duruar jeni me Brukselin?

Edi Rama: Durimi ynë është i pashtershëm për këtë temë, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi mësuar. Shqipëria ka qenë gjithmonë lojë e fuqive të tjera dhe rrallëherë kemi patur mundësi të votojmë për veten tonë. Ne jemi një vend i vogël, kemi vuajtur shumë dhe nuk na kanë lënë të marrim vetë vendime. Tani, për herë të parë, ne kemi një zgjedhje të lirë. Ne jemi evropianë dhe duam të anëtarësohemi në BE, sepse jemi pjesë e kontinentit. Çfarëdo që të duhet, pa marrë parasysh sa kohë duhet, ne po i përmbahemi këtij qëllimi.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, janë të lidhura ngushtë kur bëhet fjalë për anëtarësimin. Bullgaria ka kohë që bllokon bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe kjo ju ka ndikuar edhe juve. Ç’pritet më tej?

Edi Rama: Mënyra se si Bullgaria e trajtoi atë ishte një turp. Sofja na ka ndarë më shumë se sa na ka bashkuar. Shpresoj që kjo të ndryshojë tani.

Lexo intervistën e plotë 

A mendoni se keni mbështetje të mjaftueshme nga qeveria gjermane?

Edi Rama: Kam pasur raporte të mira me Angela Merkelin. Ajo e dinte shumë mirë potencialin, por edhe rreziqet në Ballkan. Ajo kishte një vizion dhe jam shumë i lumtur që Olaf Scholz po e çon më tej këtë vizion.

E keni fjalën për të ashtuquajturin Procesi i Berlinit për bashkëpunim më të mirë rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Edi Rama: Po, Merkel ishte shumë e përkushtuar për këtë. Ne duam të rrisim tregtinë dhe të përmirësojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Shkoi mirë për një kohë, por më pas u lëkund. Gjithashtu sepse BE-ja nuk bëri gjithçka që mund të kishte bërë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!