Durim Bami rikërkon në Gjykatën e Lartë shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Kërkesa është depozituar nga avokati i tij Ilir Murati.
Avokati pretendon se ka përfunduar çdo afat ligjor dhe se masa e sigurisë ndaj Bamit ka humbur efektet e saj. Mbrojtësi i është ridrejtuar Gjykatës së Lartë për shkak se javën e kaluar Krimet e Rënda shpallën moskompetencë të shqyrtimit të dosjes. Durim Bami është i bashkëpandehur në të njëjtën dosje me deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku. Ata akuzohen për fabrikimin e provave të rreme për një plan eliminimi të deputetit Tom Doshi. Bami është në arrest shtëpie prej më shumë se 2 vjet e gjysëm./abcnews.al