Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar deklaratat e fundit të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Çupi u shpreh se atmosfera gjatë fjalës së tij i ngjante një “filmi me të burgosur, kur vjen drejtori i burgut”, duke nënvizuar se Dumanit iu bë një lloj “gjyqi publik”.
Sipas tij, emocionet e Dumanit ishin një shenjë e mirë, që tregonin peshën e madhe të punës së tre viteve të fundit. Analisti theksoi se për herë të parë, Dumani la të kuptohej se SPAK nuk do të kufizohet vetëm në hetimet për korrupsionin, por do të zgjerojë fushën edhe ndaj krimeve të tjera të rënda, përfshirë “grushtin e shtetit” dhe ngjarjet e 21 janarit. Çupi shtoi se mbetet për t’u parë nëse deklaratat e Dumanit do të konkretizohen në veprime konkrete në ditët në vijim.
“Mua mu duk si një fil me të burgosur, kur vjen drejtori i burgut. Po e gjykojnë Dumanin dhe po i bënin gjyqin Dumanit. Për mendimin tim ishte se fakti që Dumani qe i emocionuar ishte një shenjë e mirë, e cila vinte nga një barrë e madhe prej 3 vitesh.
Dumani sot për herë të parë hapin dritaren se SPAK dhe drejtësia do të merret jo vetëm me korrupsionin, por edhe me krimet, si me “grushtin e shtetit”, vrasjet e 21 janarit e shumë të tjera. Ajo se çfarë u djersit Dumani ishte për ta thënë apo jo, ne na mbetet të presim nëse do të thuhet apo jo ajo gjë”, tha analisti Frrok Çupi./abcnews.al

