Kreu i SPAK, Altin Dumani nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve, të PD lidhur me çështje dhe hetime të ndryshme të SPAK. Vlen për t’u cilësuar fakti që të gjitha pyetjet drejtuar Altin Dumanit janë të drejtuara nga anëtarë të opozitës.
Avokati Arbër Hoxha lidhur me këtë çështje në “Tirana Live” në ABC News, se Berisha e ka kthyer personale me Altin Dumanin dhe anëtarë të tjerë, për shkak të masës së sigurisë. Sipas Hoxhës të njëjtën “problem” kanë edhe shumë anëtarë të tjerë të opozitës për shkak se janë në hetim nga drejtësia.
“Berisha dhe shumë të tjerë e kanë trajtuar Altin Dumanin sikur e ka personale me ata. Dumani e ka detyrimin që të japë llogari para Kuvendit për punën e tij. Berisha me SPAK është i kompleksuar që në krye të herës, që kur mori masën e sigurisë.
Në këto kushte Berisha e kthyer personale me Dumanin dhe anëtarë të tjerë të SPAK. Patjetër që Berisha dhe anëtarë të tjerë janë të afektuar për shkak se janë nën hetim nga SPAK. Dumani është treguar korrekt dhe serioz në përgjigjet dhe raportimin e tij”, tha avokati Arbër Hoxha./abcnews.al

