Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar nga organizatat kriminale

schedule19:03 - 14 Tetor, 2025

schedule 19:03 - 14 Tetor, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton, për vitin 2024.

Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se prokurorët e SPAK kanë punuar në kushte të vështira dhe shtoi se ata janë kërcënuar nga organizatat kriminale.

“Vetëm SPAK nuk mund t’i kërkosh përgjegjësi sa i takon grupeve kriminale. Ne kemi ushtruar ndjekjen penale ndaj çdo grupi të strukturuar kriminal. Ne e kemi bërë detyrën tonë. Prokurorët kanë rënë pre e kërcënimit nga organizatat kriminale. Kërcënime serioze jo sa për t’u thënë. Megjithatë prokurorët e kanë përballuar dhe janë përballur me ta duke ndërtuar ngritje penale të suksesshme”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!