Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dumani nervoz në Kuvend?/ Ervin Karamuço: Disa persona atje i ka në hetim, disa në verifikim. Pyetjet ishin provokative

schedule20:52 - 15 Tetor, 2025

schedule 20:52 - 15 Tetor, 2025

Në seancën dëgjimore për raportimin vjetor të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024, kreu i institucionit Altin Dumani deklaroi se nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë pas përfundimit të detyrës së tij në vitin 2028.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, në emisionin “Real Story” në ABC Neës, theksoi se Dumani u tregua i përmbajtur në Kuvend, pavarësisht provokimeve dhe pyetjeve të drejtpërdrejta, duke lënë të kuptohet se ai posedon më shumë informacion sesa është bërë publik, përfshirë edhe të dhëna nga platformat e komunikimit të krimit të organizuar si Sky ECC.

Karamuço nënvizoi gjithashtu shqetësimin e Dumanit për mungesën e mbështetjes nga Parlamenti dhe paralajmërimin e tij për një krizë të mundshme në SPAK pas vitit 2028, kur pritet të përfundojnë mandatet e 11 prokurorëve aktualë.

“Duke ditur temperamentin e tij, nuk shfaqi nervozizëm. Disa persona atje i ka në hetim, disa në verifikim, për disa të tjerë ka informacion, por nuk ka akoma prova. Pra ka disa kategori ku i ka parë kudo, disa mund t’i ketë parë edhe në Sky ECC. Pra di më shumë se më se ç’duhet të dijë, më shumë se sa dinë ata vetë, prandaj dhe përpiqet që të frenojë veten.

E dyta është i zhgënjyer me Parlamentin shqiptar. Altin Dumani bëri një paralajmërim shumë të fortë, që 11 prokurorë ikin në vitin 2028, do të ketë një vakancë. Pas 3 vitesh mund të pezullohet puna. Pyetjet e tjera ishin shumë provokative që donin ta nxirrnin nga veta. Ai përmendi dhe mediat dhe në një të ardhme duhet të nxjerrë televizionin, emrat e gazetarëve apo portaleve. Nëse ka një program transparent me gazetarët duhet që të thotë emrat dhe të marrë masat se është në krye të një institucioni”, tha Ervin Karamuço./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!