Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dumani në Kuvend, deputetët e PD në nivel të ulët”/ Sokolaj: Mungoi pyetja për “21 Janarin”, qytetarët presin përgjigje

schedule20:55 - 27 Tetor, 2025

schedule 20:55 - 27 Tetor, 2025

Gazetari Trashgim Sokolaj ka komentuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Kuvend, si dhe përgjigjet që ai dha ndaj pyetjeve të deputetëve të opozitës.

Sokolaj e cilësoi seanca si një “ditë gjyqi me publikun”, duke theksuar pritshmëritë e larta që qytetarët kanë ndaj SPAK-ut për shkak të mbështetjes dhe buxhetit të tij. Sipas tij, debati politik u zhvillua në një nivel të ulët dhe nuk u trajtuan problematikat reale që vetë Dumani ka ngritur më herët.

Ai vuri në dukje mungesën e pyetjeve të rëndësishme, si ajo për çështjen e “21 Janarit”, si dhe theksoi se ende nuk ka rezultate të dukshme në hetimet ndaj zyrtarëve të lartë apo në dosjen e komunikimeve të koduara “SKY ECC”. Sokolaj theksoi se çuarja deri në fund e këtyre çështjeve përbën një përgjegjësi të madhe për SPAK-un.

“Ishte një ditë gjyqi me publikun i cili pret shumë nga SPAK, për shkak të mbrojtjes dhe buxhetit që ka marrë. Megjithatë ajo që u vu re ishte se mënyra se si u artikulua politika, ishte në një nivel shumë banal. Nuk u prekën problematikat kryesore që SPAK ka dhe vetë Altin Dumani ka ngritur. Edhe nga ana e maxhorancës munguan disa pyetje, si përshembull edhe për “21 Janarin”.

Ky ishte rasti që politika ta sensibilizonte që për këtë çështje pritet një përgjigje, pasi është një nga ngjarjet më të rënda që SPAK ka. Numri i zyrtarëve të lartë që hetohen nuk janë në ato nivele, janë shumë pak. Nuk kremi prokurorë, gjyqtarë dhe policë të arrestuar në zyrë. Nuk ka një panoramë të qartë për dosjen e SKY ECC. Dërgimi i kësaj çështjeje deri në fund është një përgjegjësi shumë e madhe e SPAK”, tha Sokolaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!