Dumani komisioner publik/ Kreu i SPAK merr rolin e komisionerit në shkallën e dytë të vetingut

schedule10:10 - 14 Janar, 2025

schedule 10:10 - 14 Janar, 2025

Altin Dumani merr këtë të martë detyrën e re të komisionerit publik, në seancat që do të mbahen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për gjyqtarë e prokurorë që kalojnë në shkallën e dytë të vetingut.

Pas përfundimit të mandatit të komisionerit Publik, ligji ia ngarkon këtë rol drejtuesit të SPAK.

“Do të jetë detyra e Dumanit që të përfaqësojë rolin e Komisionerit Publik në Komisionin e Posaçëm të Apelimit. Detyrën do ta mbajë deri në qershor të vitit 2026, kur edhe do të mbyllet vettingu. Nga janari deri në qershor 2026, komisioneri publik do të përfaqësohet nga drejtuesi i SPAK. Edhe në daljet më të hershme, Dumani e ka komentuar këtë, ku ka deklaruar se është ngarkesë më shumë për prokurorët”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!