Dëshmitari i drejtësisë, Erjon Alibej ka vijuar në seancën e sotme dëshminë për sa i përket vrasjës se shtetasit Bujar Çela, vëllait të Talo Celës.
Alibej deklaroi se organizatori i vrasjes ishte Nuredin Dumani, i cili foli me disa persona në Fushë Krujë dhe ata ekzekutuan Bujarin.
Ndër të tjera, Alibej tha se Xhulian Hoxhën, e pajisi me SKY ECC dhe EncroChat, dhe i jepte informacione për Bujar Çelën.
Erjon Alibej: Nuredini ka qënë organizatori i gjithçkaje, përveç Regis Runajt, përveç këtij rasti. Unë i kam ofruar gjithçka që ai kërkonte. Çunat e Fushë Krujës, Besin dhe Verin s’i kam parë kurrë. Kur u ekzekutua Kapllani, çunat e Fushë Krujës kanë pasur informacion.
Nuredinin e strehoja te një pallat pranë shtëpisë time në atë kohë kur u vra Kapllani. Ishte shtëpia e vjehrrit të Arjan Spahiut. Ka folur atë natë Nuredini me çunat e Fushë Krujës. U thashë largo makinën me çunat e fushkrujes nga aty poshtë pallatit se do ju ngecin edhe vrasjen e Kapllanit.
Kam pasur kontakte me ta. Por i pyesja vetëm për Nuredinin. Nuk kam pasur biseda të tjera.
Kur Nuredini i mori të dy i mori si ekzekutorë. Nuk ndaheshin kurrë çunat e Fushë Krujës nga njëri-tjetri.
Ne kemi folur me Xhulian Hoxhën pa qenë i arrestuar. Ka qenë puna e parë me Bujar Çelën që e mori përsipër Skerdi Tase dhe kushoja Enrik Hoxha që pastaj u tërhoqën.
Xhulian Hoxhën e pajisa me EncroChat dhe me Sky ECC. E kisha angazhuar Xhulian Hoxhën për lëvizjet e Bujar Çelës dhe për të marr diçka që Bujari i kishte prekur në mënyrë që t’ia ngecnim vrasjen e Ramazanit. Xhulian Hoxhës s’i kam thënë kurrë që do e vras Bujarin, por besoj që e ka marrë vesh se pse po ja kërkoja informacionet. Xhulian Hoxhës nuk mbaj mend sa i kam dhënë, por i kam dhënë shpesh para. Sistematikisht! M’i jepte informacionet me Enchro. Këto informacione i ndaja me Nuredinin. Ne donim informacione në kohë reale se nuk mundej Nuredini. Edhe Nuredini e dinte se ku i merrja informacionet për Bujar Çelën, e dinte që unë kisha Xhuljan Hoxhën informator. Familja e Nuredinit ishte aty. E kisha nën kontroll. Xhulian Hoxhës s’i kam folur kurrë për Nuredinin.
Armët i siguroja unë. Te ky episod i kam dhënë pistoletë Nuredinit. Por ai ka pasur edhe vetë armë. Ka qënë nje model Buv 55. Nuk më kujtohet mirë si armë. Nuredini ma ka shpjeguar edhe se si ndodhi historia. Pas krimit, Nuredini ka qëndruar në Fushë Krujë në një hotel te çunat e Fushë Krujës. Kam folur me Nuredinin në Sky. Kam arritur ta marr aplikacionin edhe në paraburgim. Me anë te një shoku tim e kam çuar Nuredinin në Kukës tek Bujar Gremizi, një miku im atje./abcnews.al