Altin Dumani u paraqit për herë të fundit në Kuvend si drejtues i SPAK. Por Në mbyllje të epokës 3-vjeçare në krye të institucionit, Dumani zbuloi ne fund te mandatit ai do te largohet edhe si prokuror special.
“Mandati i prokurorëve të posaçëm. Ska të bëjë fare me interesin personal. Në përfundim, në fund të mandatit 9-vjeçar, nuk do rikandidoj prap për SPAK.”
Pra në vitin 2028, Dumani lë zyrën e prokurorit të posaçëm, për tiu rikthyer profilit si prokuror rrethesh. Por ai paralajmeroi ata qe e urrejne per shkak te detyres, qe te mos gezohen para kohe.
“Mos paragjykojme”
Por, drejtuesi i SPAK duket se është dorëzuar para politikës, për zgjatjen e mandatit të prokurorëve.
“Skam patur një përgjigje negative, por nuk kam përgjigje.”
Ne shkembim Ai ofroi nje kompromis: jo zgjatje, por mundësinë e rikandidimit të këtyre prokurorëve, cka do te thote qe nese duan te rikandidojne, prokuroret special duhet ti nenshtrohen serish Vetingut.
“E imagjinoni dot, në 2028, të paktën 11 prokurorë të SPAK, ju mbaron mandate brenda 1 viti. Vlerësoj që skemi aq burime njerëzore, sdo duhet ajo reformë. Vlerësoj që duhet parë, nuk janë pak. Nuk themi rinovim automatik, por rikandidim. Ti bashkohen garës dhe të tjerë, në fund edhe prokurorët e SPAK të rivlerësohen. Jo të gjithë dmth besoj duhet tu rinovohet mandati, por të paktën të kenë një mundësi. “
Ndryshe nga viti i kaluar, deputetët kësaj radhe ishin më pak agresive ndaj Dumanit. Kreu në largim i SPAK, e nisi me statistika, ku institucioni i tij ndriçon në të gjitha aspektet. Një shkulje veshi e kishte për institucionet të cilat nuk referojnë, edhe Policinë që mund të bashkëpunojë më mirë.
Ai pranoi, se ka me dhjetëra Nesti Angonë që denoncojnë çdo ditë para SPAK, kurse me Berishën, i mbylli hesapet. Ia la Gjyktës. Dumani tha se në 3 vite, ka dhënë vetëm sugjerime, por jo detyrime për prokurorët e dosjet e tyre, duke ua lënë atyre përgjegjësinë më të madhe, si për Berishën, Metën apo Veliajn.
Në fund, për zgjedhjet e 11 majit, Dumani i sugjeroi opozitës, herë tjetër të mos dekonspirojë më operacionet e SPAK me titra në media.


