Duma: Rama i është lëkundur, protestat do vijojnë

schedule19:51 - 1 Maj, 2019

schedule 19:51 - 1 Maj, 2019

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka thënë se protesta e opozitës do të përshkallëzohen. E ftuar në “Mbrëmje Ide”, Duma ka theksuar se është mosbindja e qytetarëve ajo që do të përcaktojë se si do të shkojnë protesta që do të organizojë opozita.

“Sigurish strukturat e PD vijojnë  me planifikim e cilat janë pikat kyçë për bllokimin e rrugëve. Prite  nga momenti në moment që të caktohen pikat për të gjitha qarqet. Kjo do të jetë në të gjithë vendin. Do të kemi këtë përshkallëzim të protestë për mosbindje të qytetarëve. Pritet të vijojë më shumë sesa një orë. Nuk kemi naivitetin politik që gjërat të ndodhin brenda dy muajve. Do vijojmë me përshkallëzim në rritje për të justifikuar sakrificën e madhe dhe nuk mund të relativizohet situata se jemi në gjendje normale. Tashmë Rama e ka hequr nga verbi i tij që jemi në normalitet. Janë shumë pak ata symbyllur se jemi në një gjendje normale në këtë vend. Në dy muaj nga pikëpamja e komunikim kemi arritur një rezultat maksimal. Ishte krijuar bindja e ky kryeministër nuk lëviztë për shkak të parave të pista në treg. Këtu kemi një prurje të parave të zeza dhe kishte krijuar përshtypjen e ky njeri nuk lëvizte nga pushteti. Rama është i lëkundur dhe më i dobët se kurrë në perceptimin publik. Sot mbështetësit e PD thonë se kur do përfundojë kjo sepse Rama i ikur është. Opozita tani ka nevojë për një strategji të qartë sepse pa këtë strategji nuk mund të realizojë qëllimin”, tha Duma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!