“Dule po abuzon me çështjen e censit”, Idrizi: Duhet të thirrej nga prokuroria për thirrjet me flamurin e Vorio-Epirit

schedule13:55 - 29 Shtator, 2023

schedule 13:55 - 29 Shtator, 2023

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për “Tiranë Live” në ABC Neës, theksoi se Vangjel Dule po abuzon me çështjen e censit. Ai thotë se Dule e di shumë mirë se nuk do ta arrijë atë që do ndërsa shton se duhej të ishte thirrur nga Prokuroria për thirrjet që ka bërë me flamurin e Vorio-Epirit.

“Zoti Dule si retivist në abuzimet që bën, e di shumë mirë se sa vota ka marrë në Himarë për 1 përqind që janë pakica greke. Po kërkojnë të diskriminojnë pjesën tjetër dhe presionin e dimë shumë mirë që është nga Athina zyrtare dhe idiotët e dobishëm si zoti Dule që bëjnë presion me viza dhe pasaporta, me pensione dhe kjo është histori e rëndomtë që ndodh në jugun e Shqipërisë.

Dule e di shumë mirë që nuk do të dalë aty kudo dhe po përgatit si para 10 vjetëve se kjo është një strategji dhe politikë e njohur dhe në këtë pikë është rezitivist. Por do të duhej të ishte objekt i prokurorisë shqiptare për daljet dhe thirrjet me flamurin e Vorio-Epirit, i cili ndan jugun e Shqipërisë dhe evokon republikën e Vorio-Epirit që është separatizëm dhe prekje dhe cënim i integritetit të Shqipërisë.”, tha ai./abcnews.al