“Dukem si Lone Ranger”, Trump për maskat: Jam pro mbajtjes së tyre

schedule11:30 - 2 Korrik, 2020

schedule 11:30 - 2 Korrik, 2020

Presidenti Amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për mbajtjen e maskave në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Në qëndrimin e tij të fundit ai theksoi se mbështet mbajtjen e maskave, edhe pse shtoi se kjo e bën atë të duket si Lone Ranger.

Trump më parë është shprehur se nuk ishte i domosdoshëm që përdorimi i detyrueshëm i maskave.

Por presidenti përsëriti se ai nuk mendonte se duhej të ishte e nevojshme mbulimi i fytyrës në të gjithë SHBA-të, sepse ka shumë vende sipas tij ku njerëzit qëndrojnë në distancë.

“Nëse njerëzit ndjehen mirë, ata duhet ta bëjnë atë”, u shpreh ai. Trump u pyet gjithashtu nëse ai ende beson se koronavirusi do të “zhduket” një ditë, – “po tha ai besoj që në një moment do të zhduket”.