Edhe pse ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij, Sadik Sallaku ka arritur të mposhtë çdo lloj paragjykimi dhe sfide, gjithmonë i fortë dhe i prerë për të përmbushur ëndrrën fëmijërore.
Ai sot është 28 vjeç, dhe prej më shumë se dy dekadash lëviz nëpërmjet karriges me rrota. Ishte vetëm, një vjeç, kur u prek nga sëmundja e poliomielitit, e cila i preku sistemin nervor, duke i shkaktuar përjetësisht pamundësinë për të lëvizur.
“Kam që në moshën 1 vjeçare që jam paralizuar për shkak të poliomielitit, një sëmundje që prek sistemin nervor. Prej vitesh jam paraplegjik”, tregon ai.
Sëmundja i mori vitet më të bukur të fëmijërisë, por, kurrsesi të ardhmen. Me shumë mundim e sakrifica, Sadiku ia doli të përfundoi studimet për Drejtësi.
“Kjo problematikë ka lindur bashkë me mua. Kjo ka qenë pjesë e imja dhe jam integruar, ka pasur vështirësi sidomos në shkollim. Jam avokat në profesion. Por ka qenë e vështirë se jetojmë në një vend që s’ka as aksesueshmëri”, shprehet ai.
I riu nga qyteti bregdetar i Durrësit, përveç vështirësive të shumta për të lëvizur për shkak të mungesës së infrastrukturës së posaçme në qytet, ai ndan edhe një moment tjetër të sikletshëm që ka lënë gjurmë në memorien e tij.
“Kur kam shkuar në gjimnaz, ka qenë për stafo. Dhe mxënësit hera e parë që shkonte në shkollë një me AK. Nuk dinin sesi të silleshin me mua, probleme me profesionalizmin e tyre. Nuk jam ndjerë i bullizuar, por, i pakuptuar”, rrëfen Sadiku.
Sadiku është shembulli më i mirë i sakrificës dhe, padyshim i mirënjohjes ndaj duarve që iu zgjaten në ditët më të vështira të jetës.
“Unë e kam gjetur gjithmonë forcën, kurajën, e vullnetin. Kam pas mbështetje nga familja ime. Nga miqtë, kam arritur duke u sajuar të arrij ata që kam dashur”, shprehet ai.
Ndonëse e zotëron një diplomë në xhep, vështirësia për të zënë një vend pune në profesion, ende e mundon të riun. Pavarësisht kësaj, Sadiku duket optimist për të ardhmen, ndërsa ka edhe një mesazh për institucionet publike apo private, qofshin ato, që të kthejnë sytë nga personat me Aftësi të Kufizuar për ti punësuar.
“Kam punuar në AKPA-dhe më pas në burime njerëzore në provat. Tregu shumë diskriminues me neve. Ekziston stigma, sapo dëgjon ka stepem, as një intervistë. “Para se të presësh nga të tjerët, kërko tek vetja”, kjo është motoja e Sadikut, teksa u drejtohet të rinjve me këtë mesazh..
“Nëse nuk thyen barrierat vetë, patjetër që edhe të tjerët s’do kujtohen për ty. Ne duhet të kërkojmë nga vetja.. mos të kemi frik. Kam shembull çdo ditë që më motivojnë, kanë qenë edhe më keq se unë, po nuk janë dorëzuar…”