Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Duke lyer fasadën: Bie nga kati i katërt i pallatit, humb jetën 50-vjeçari në Fier

schedule13:50 - 16 Qershor, 2020

schedule 13:50 - 16 Qershor, 2020

Një punonjës në lagjen “11 Janari” në Fier është rrëzuar nga kati i katërt i një godine. Ai eshte B. D, 50 vjeç.

Abcnews.al mëson se punonjësi ka rënë nga skela ndërsa punonte me lyerjen e fasadës.

Si pasojë e rënies punonjësi ka marre demtime të rënda dhe është derguar për kujdes shëndetësor në spital por si pasoje e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:30, në lagjen “11 Janari” Fier, shtetasi B. D., 50 vjeç, banues në Fier, duke punuar në banesën e shtetasit F. Y., ka rënë nga skela e katit te dytë.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, shtetasi B. D ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!