Policia e Tiranës ka arrestuar një 36 vjeçar me akuzën e vjedhjes. Ky i fundit ishte i dënuar edhe më parë me akuzën e vjedhjes.
Sipas hetimeve, ai ka vjedhur biçikletën e një shtetasi në rrugën “Faik Konica”.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera të biçikletave ku në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre me prova ligjore.
Njoftimi
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2, pas analizimit të pamjeve filmike dhe lokalizmit të vendodhjes së një personi që dyshohet si autor i vjedhjes së biçikletave , kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Gj. D., 36 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale vjedhje).
Shtetasi Gj. D., dyshohet se në datën 28.01.2020, rreth orës 17.00, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi në rrugën “Faik Konica”. Gjithashtu ky shtetas dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera të biçikletave ku në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre me prova ligjore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .