Dukagjini i Krujës vuan për energji elektrike, banorët: Tensioni ulët po na djeg elektroshtëpiaket

schedule15:24 - 8 Maj, 2021

schedule 15:24 - 8 Maj, 2021

Nuk ndezin dot pajisjet elektrike, pasi furnizohen me tension të ulët. Nga njëra anë linja të vjetëruara, nga tjetra investimet nuk duken gjëkundi. Kjo është gjendja e banorëve  në fshatin Dukagjin të Krujës.

“Prej 40 vitesh janë telat të amortizuara krejt, s’ka drita,” thotë një banor.

Avaritë nga moti i keq justifikojnë errësirën por jo dëmin që u shkaktohet.

“Pasha zotin, gjysmën e kohës nuk vijnë tamam. Vetëm me stabilizator të madh kam dy frigoriferë mezi i çon.”

Kanë investuar me paratë e tyre, por nuk mjafton.

“Jemi jashtëzakonisht keq. Nuk punon as frigoriferi as televizori. Edhe bile po i marrin paret përmes ushqyesit tonë edhe paret po i paguajmë.”

Në disa pjese thonë se telat janë ngjitur me token duke rrezikuar jetën.  Në të njëjtën situatë janë edhe disa familje në Bushnesh dhe Miliskajë. Banorët e këtyre zonave apelojnë për ndërhyrje. /abcnews.al/