Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka ndjekur ndeshjen Tirana-Crvena Zvezda dhe pas saj ka reaguar me fjalët më të mira, edhe pse skuadra bardheblu u eliminua nga Champions League.
“Tirana, skuadra që nderoi futbollin shqiptar dhe luajti me dinjitet deri në çastet e fundit, u largua nga UEFA Champions League.
Ky përfaqësim dinjitoz i kampionëve të Shqipërisë, pavarësisht dëshirave dhe shanseve deri në çastet e fundit, nuk u kurorëzua me kualifikim.
Por kjo nuk duhet ta zhgënjejë familjen bardheblu. Forca Tirana! Europa League është një tjetër mundësi. Një tjetër mundësi! Sfida europiane vazhdon!”, shkruan Duka në rrjetet sociale. / abcnews.al


