Duka: Shqipëria U-21 është në rrugën e duhur, ekipi A më zhgënjeu dje!

schedule21:18 - 8 Shtator, 2020

schedule 21:18 - 8 Shtator, 2020

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, foli pas ndeshjes mes Shqipërisë U-21 dhe Andorrës U-21, që u fitua nga kuqezinjtë tanë me rezultatin 3-1. Gazetari i Abcnews.al, Vladimir Prenga, raporton se kreu i FSHF-së tha:

“Në fakt, të dyja ishin ndeshje të vështira, por në ndryshim nga dje, ekipi U-21 luajti shumë mirë sot dhe për të përmbysur ndeshjen, duhet karakter. U-21 është në rrugën e parë. Ekipi i parë dje zhgënjeu jo vetëm në rezultat, por dhe në fushë. Edhe lodhja ndikoi, por dhe koncetrimi i munguar. Vetë-kënaqësia na penalizoi.

Gjithsesi, duhet të shohim përpara dhe jemi pretendentë për të dalë të parët në grup. Nuk mund të them se ndeshja ndaj Lituanisë ishte më e dobëta që kam parë. Ndodh rëndom që pas euforie të vuajë ekipi, por për të qenë ekip i madh, duhen vlerësuar të gjitha ndeshjet.

Talentet janë e ardhmja e ekipit shqiptar, sot pamë në fushë shumë lojtarë të kampionatit shqiptarë që ishin në fushë. Pamë sot Selmanin, që ka shënuar dy gola. Vetëm me seriozitet, punë dhe dëshirë. Uroj që kampionati shqiptar të luhet, pastaj ekipet kanë vendimmarjrjen e tyre”, u shpreh Duka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!