Duka: Objektivi, fitorja me Skocinë

schedule18:00 - 14 Nëntor, 2018

schedule 18:00 - 14 Nëntor, 2018

Fati i trajnerit të kombëtares, Kristian Panuçi, varet nga fitorja ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve. Presidenti i Federatës, Duka, deklaron se nëse nuk fitohet, atëherë do të flitet pas ndeshjes.

Një rrugë e tri punë. E tillë mund të vlerësohet vizita e presidentit Armand Duka, në kantierin e ndërtimit të selisë së re të Federatës Shqiptare të Futbollit. Edhe pse numri 1 i futbollit ishte në ish-kompleksin Dinamo për të vëzhguar ecurinë e punimeve, sërish pyetja e parë që iu bë nga gazetarët, ishte për kombëtaren dhe trajnerin Kristian Panuçi.

Armand Duka, president i FSHF-së: “Të arrijmë rëzultat pozitiv, të fitojmë ndeshjen dhe nëse në fund të këtij kompeticioni arrijmë me pikë të barabartame dy kundërshtatrët e tjerë dhe të bëhet diferencë tek golat nuk mund ta konsiderojmë një edicion të dështuar. Është e vështirë që të bëj analizën e trajnerit tani, sidomos në prag të një ndeshjeje, përveçse ti jap kurajo dhe mbështetje trajnerit dhe ekipit për të arritur objektivin dhe për të fituar ndeshjen. Nëse kjo nuk arrihet atëhere do të flasim në post-ndeshje.”

Më pas, Duka foli për punimet në selinë e Federatës.

“Një projekt i financuar 100% nga FIFA. Federata Shiptare e futbollit në një farë mënyre ka bërë menaxhimin dhe bashkimin e donatorëve. Është dhuruar terreni nga qeveria shqiptare dhe FIFA ka financuar projektin.”

Federata është ankuar, gjithsesi, këto kohë nga qeveria, se po i nxjerr probleme financiare me stadiumin, por Duka nuk deshi të komentonte.

“Objektivi i stadiumit është që ne në mars të luajmë. Nuk mund të them 100%, por në mund të punojmë me këtë synim që në mars të luajmë. Gjithësesi varet edhe nga shorti i Dublinit me 2 dhjetor nëse Shqipëria do të luajë në shtëpi apo jo. Por gjithësesi brenda 2019-s stadiumi do të inagurohet. Edhe kjo godinë këtu brenda vitit 2019 do të inagurohet.”

Nuk mund të mungonte pyetja për dështimin e ekipeve kombëtare të moshave, në eleminatoret e Europianit, madje me rezultate të thella.

“Kemi filluar një lloj analize. Kemi bërë një seancë të parë të analizës, apo të dytë të këtyre analizave kombëtare do të ketë ndryshim pothuajse të të gjithë stafeve të ekipeve të moshave.”

Duka bëri edhe më shumë sqarime për shtëpinë e re të futbollit, e cila, sipas tij, do të jetë jo vetëm selia e Federatës, por edhe e të gjithë ekipeve kombëtare.
Në kompleks, do të ketë edhe dy ministadiume me kapacitet prej 500 spektatorësh secili, ku mund të luhen ndeshje në nivel kombëtar.
Besohet se në këto fusha, mund të stërviten edhe ekipe të ndryshme, në kohën kur kombëtaret do të jenë pushim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!