Duka në Kukës, Gjici: Mbarojmë stadiumin dhe rikthejmë titullin kampion!

schedule12:24 - 21 Korrik, 2020

schedule 12:24 - 21 Korrik, 2020

Kukësi do të bëhet me stadium të ri së shpejti dhe dëshira e drejtuesve është e madhe që ekipi të luajë aty që në fillim të sezonit të ardhshëm. Ditën e sotme, në kantier është paraqitur edhe kreu i FSHF, Armand Duka, për të dytën herë.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka inspektuar punimet që po bëhen në stadium, si një prej financuesve të këtij projekti që kap shifrën e 5 milion eurove. Krah Dukës ishte edhe Safet Gjici, kryebashkiak i Kukësit dhe njëkohësisht president nderi i klubit verilindorët.

Vetë Gjici, në lidhje me përfundimin e punimeve, ka deklaruar: “Ne besojmë se në shtator-tetor përfundon stadiumi dhe do të rikthehemi fuqishëm në fushën tonë. Kemi një ekip shumë të mirë dhe do ta përforcojmë edhe më shumë për rikthyer titullin kampion në Kukës. Tifozët e këtij qyteti e meritojnë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!