Sonte është mbrëmja e Tiranës dhe Armand Duka foli për Supersport pas ngritjes së trofeut nga kapiteni Karabeci. Presidenti i FSHF-së analizoi shkurtimisht sezonin ndryshe, duke pranuar se u ndje mirë që u rikthye t’i jepte një trofe klubit kryeqytetas.
“Çdo sportdashës nuk do të ndryshonte shumë këtë renditje tբ sezonit. Tirana e ka merituar kampionatin, ndërsa Kukësi e ka rivalizuar deri në një moment, por Tirana e ka udhëhequr me bindje kampionatin.
Ky ishte një edicion i veçantë dhe shumë i vështirë, jo vetëm në aspektin sportiv. Kemi kaluar disa ngjarje të pazakonta, kemi kaluar një tërmet në nëntor dhe situatën e pandemisë që vuri në dyshim vazhdimin. Duhet të jemi të lumtur dhe të falënderojmë gjithë ata që na ndihmuan të mbyllnim këtë kampionat.
Sporti është një nga fushat më të rëndësishme të jetës dhe për ne kjo është shumë e rëndësishme. Ka pasur ndeshje shumë të bukura. Do ishte shumë bukur që të kishim edhe tifozët në stadium, sepse, në fund të fundit, futbolli është për ata. Fatmirësisht e kanë ndjekur nga ekrani.
Kisha kohë pa i dhënë një kupë Tiranës, më vjen mirë që i dhashë një kupë dhe isha dëshmitar që Tirana fitoi titullin“, përfundoi kreu i futbollit shqiptar. /abcnews.al