Duka lë të hapur mundësinë për të bashkëpunuar me Berishën në zgjedhjet e pjesshme lokale

schedule21:12 - 17 Janar, 2022

schedule 21:12 - 17 Janar, 2022

Tashmë Partia Demokratike është e ndarë në dy pjesë, mes kryetarit aktual Lulzim Basha dhe ish-kryetarit Sali Berisha. Përplasjet e muajve të fundit janë finalizuar me përjashtimet nga Basha dhe kryesia për deputetët në krah të Berishës.

Sakaq, në këtë atmosferë tepër të tensionuar në selinë blu, aleatët e PD kanë qëndruar të distancuar duke rezervuar komentet.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, kreu i PAA, Agron Duka u pyet se me kë do të bashkëpunonte për zgjedhjet e pjesshme vendore që priten të mbahen. Duka theksoi se aleancat do t’i vendosin gjatë zgjedhjeve pasi në këtë periudhë nuk kanë rakordim me Bashën.

“Jemi përballë një fakti që shumë shpejt do të bëhen zgjedhjet vendore të pjesshme. Me kë do bashkëpunojmë? Ne do ta diskutojmë. Mundësitë janë të ndryshme. Mund të bashkëpunojmë me njërën palë ose tjetër ose mund të dalim me një kandidaturë të aleancës”, u shpreh Duka.

Sakaq, Duka deklaroi se ish-kryeministri Berisha i ka propozuar aleancë për zgjedhjet lokale që priten të mbahen.

“Berisha më ka kërkuar në aleancë për zgjedhjet lokale,” tha Duka. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!