Zëvendës kryeministri Erion Braçe në rrjetin social “Facebook” ka reaguar me kritika ndaj presidentit të FSHF-së Armando Duka dhe kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Ditën e sotme Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka inspektuar punimet në stadiumin e ri të Kukësit, në shoqërinë e Safet Gjicit.
Por në një situatë seriozë në të cilën ndodhet vendi për shkak të COVID-19, ajo që është vënë re është mungesa e maskave.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e zëvendës kryeministrit Braçe.
“Të gjithë të barabartë para ligjit të paktën se para sëmundjes këta janë ndryshe, janë trima”, shkruan Braçe.
Statusi:
Urdhëroni:
Brenda, as maskë e as distancë! Duhet të jenë shembull.
Tani më lajmëroni kur të gjobiten!
Të gjithë të barabartë para ligjit të paktën se para sëmundjes këta janë ndryshe, janë trima.


