Duka: Deklarata e Ramës nuk më pëlqeu, bashkitë t’i paguajnë lojtarët

schedule16:56 - 10 Prill, 2020

schedule 16:56 - 10 Prill, 2020

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, vazhdon të flasë në emisionin Fan Zone, në Supersport. Në fjalën e tij, numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit tha:

RAPORTI ME KRYEMINISTRIN – “Komunikimi ka qenë institucional. I kemi shkuar ministrisë ku varemi dhe kryeministrit për dijeni. Kërkuam të përfshihemi në paketë. Nuk më pëlqeu deklarata e tij, se prej informalitetit nuk do të ndihmohet. Futbolli është më formal se i gjithë realiteti. Vij nga bota e biznesit dhe 70 për qind është formale ekonomia. Si i bie, 70 për qind të njerëzve të mos e kalojnë këtë betejë?”.

KUSH PËRFITON – “Ekipet dhe stafet e Kategorisë Superiore, 25 futbollistë dhe 6 staf. Edhe ajo pjesë e stafit që nuk është me kohë të plotë në futboll dhe ka punë tjetër, do marrë 50 për qind të ndihmës. Ekipet e femrave do të marrin mbështetje, akademitë dhe trajnerët e tyre, që nuk marrin një pagë tjetër. Ata që marrin, u kalon 50 për qind. Edhe me arbitrat do veprohet njëlloj”.

MOSHAT – “Kemi 12 ekipe futbolli në Tiranë. Ata jetojnë me lekët e fëmijëve. Në çdo profesion, një njeri që shkon për të bërë stërvitje, e paguan mësuesit. Me lekët nxjerrin ën rrogë. Shumica janë të regjistruar, Ky aktivitet tani i është ndërprerë. Edhe akademitë, pa përmend emra, kështu funksionojnë. Fëmijët paguajnë. Bashkitë funksionojnë, pagat i kanë dhe mund t’i marrin aty lekët”.

PROBLEMI I KONTRATAVE – Futbollistët kanë kontrata shumë më të larta, 10-fish dhe 20-fish. Klubet dhe futbollistët duhet të flasin për të rishikuar kontratat, ndoshta për t’i përgjysmuar, për të ulur 20 apo 30 për qind. Te kontratat nuk ndërhyn asnjë. Duhet që palët të rigjykojnë. Jemi në kohë të pazakontë. Sa i takon transferimeve, do të bëhet një dritare tjetër. Edhe koha e licencimeve është spostuar për t’iu përshtatur kësaj situate.

FORMALIZIMI – “Ata që paguhen nga bashkitë, nuk e di si mund të paguajnë në të zezë. Problemi te klubet e Superiores është se disa nuk i paguajnë. Por kjo nuk i heq të drejtën e pensionit futbollistit. Vendimi ynë ishte që licencimet për në Superiore të ishin njëlloj me kushtet për në UEFA”.

GARA – “Rregullat e lojës nuk duhen ndryshuar. Do bëjmë maksimumin të përfundojmë aktivitet me rregullat që kanë nisur. Do ketë zbritje nga kategoria dhe ngjitje”.

Finalja e UEFA Conference Cup – “Në dhjetor merret vendimi për finalen e parë dhe të dytën. Ne jemi kandidatë për finalen e parë dhe shpresojmë ta kemi të drejtën ta organizojmë. Stadiumi në Fier? Kemi bërë një marrëveshje me bashkinë e Fierit. Deri tani jemi në kushtet e interesit dhe mirëkuptimit. Ka edhe një projekt-ide”.

QEVERIA – “Nuk jam dakord me sjelljen që ka qeveria me futbollin. Nuk e di kush mbështetet. I kam dy biznese të mbyllura edhe unë. Do i paguajmë punëtorët edhe pse ata janë në shtëpi. Nuk kemi asnjë ndihmë. Nuk e dimë deri kur do të zgjatim. Ajo që merrni kredi për të paguar punëtorët, është të varrosesh një metër më poshtë”.

BASHKITË – “Nuk japim as për këtë, as për tjetrin. Të gjitha bashkitë janë të majta. Qeveria ka thënë që bizneset i kanë punëtorët si sytë e ballit, edhe ne themi që bashkitë i kanë futbollistët sytë e tyre. Vllazninë mos ma ngacmoni (qesh)”.

BENTLEY – “Shisni makinën Bentley? Njëri thotë shit Jahtin, tjetrin Bentley-n. Mund t’i nxjerr në shitje, por tani nuk ka kush para për t’i blerë. Nga paratë e futbollit shqiptar unë nuk marr asnjë qindarkë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!