Duka: Braçe të flasë në rrjetet sociale, nuk më intereson sa ka harxhuar firma

schedule22:43 - 18 Nëntor, 2019

schedule 22:43 - 18 Nëntor, 2019

Armando Duka, presidenti i FSHF-së, është i ftuar në emisionin Pressing, aty ku i është kundërpërgjigjur zv. kryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe. Në fjalën e tij, numri një i FSHF-së tha:

“Nëse zëvendëskryeministri flet nga karrigia, nga buxheti i shtetit të japë të paktën një euro dhe stadiumi mos të ketë emër. Mos të bëjë fjalë në rrjete sociale. Do rritet edhe ai, do e njohë edhe ai kush është Qemal Stafa. Vendimet komentohen, por ky është më i miri i mundshëm”.

Të mbyllë gojën? Pse duhet ta mbyllë gojën, mos t’i vërë ngjitëse gojës. Le të flasë, të vazhdojë të flasë. Detyra e tij është të financojë stadiumin, të bëjë strategji dhe të mos flasë në mënyrë të pakëndshme.

Shpenzimet? Nuk më intereson sa ka harxhuar firma, por ne. Kemi shpenzuar 10 milionë euro plus TVSH-në. Njerëzit që merren me Facebook mund të na japin këto para. E kemi fituar gjyqin dhe presim Apelin. Sa di unë, është 75 milionë euro totali”.

Çmimi i biletave? Kjo është temë e nxehtë, pasi njerëzit në pozicione drejtuesve e kanë të vështirë të thonë të verbëtën. Përderisa tregu kërkonte më shumë, edhe çmimi rritet. Kritikohet nga ata që nuk kanë lekë të paguajnë. Nuk mund të bëjmë vetëm politika sociale, pasi duhet bërë edhe menaxhimi i garës. Duhen para. Sa kohë kostot tona nuk i ndihmon askush. Dikush thotë mos shit emrin, dikush mos shit biletat, dikush mos shit të drejtën televizive. Nëse i bëjmë këto gjëra pa para, të na japë shkopin magjik.

“Mundohem të krijoj raporte të mira me të gjithë, me presidentin, me kryeministrin.  E kam për detyrë edhe të mbroj futbollin nëse dalin kundër. Nuk është marrëdhënie personale me asnjë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!