Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe reagoi ashpër pas humbjes së Partizanit në Shkodër përballë Vllaznisë. Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka vendosur të mos reagojë ndaj kritikave të Braçes (njihet si një tifoz i thekur i Partizanit) në emisionin “Pressing” në ABC News.
DEKLARATA E BRAÇES: Penalltia e padhënë për Partizanin, reagon Erion Braçe: Tre ndeshje, tre krime!
“Deklarata e Braçes? Nëse do të komentoj deklaratë, fatmirësisht futbolli është i bukur në Shqipëri dhe ndiqet nga shumë njerëz. Çdo tifoz bën deklaratat e tyre dhe nuk kam ndërmend të komentoj. Unë e konsideroj si tifoz dhe nuk kam asnjë qëllim të largoj asnjë tifoz, sado i gjatë ose i shkurtër të jetë”, deklaron Duka. /abcnews.al