Duka akuzon policinë dhe politikën për dhunën në Kamzë

schedule16:07 - 5 Mars, 2019

schedule 16:07 - 5 Mars, 2019

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për dhunën në Kamzë, ndërsa u ndodh në një përurim të infrastrukturës në Elbasan. Duka akuzoi policinë dhe politikën se po veprojnë me dy standarde.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u ndodh në Elbasan, në krah të ish-kapitenit kuqezi Lorik Cana, për një festë futbolli, jo për të mbajtur zi.

Përurohej fusha e vogël e futbollit për fëmijët e kopshtit numër 9 në Elbasan, dhe Duka, ndonëse u përpoq të përqendrohej te kënaqësia e të vegjëlve, u vendos përpara pyetjeve për dhunën ndaj arbitrit në Kamzë.

Duka tregoi sesi i vlerëson ngjarje të tilla, ndërsa deklaroi se këto shmangen me masa, ndonëse komisionet e Federatës, shpesh e kanë shkelur rregulloren.

Presidenti i Federatës së Futbollit nuk e humbi mundësinë për të shigjetuar Policinë e Shtetit dhe politikën, duke bërë një paralelizëm.

Fusha në kopshtin numër 9 në Elbasan ishte investim me nismë të fondacionit të ish-kapitenit të kombëtares, Lorik Cana.

Ai tregoi se për çfarë synimi është krijuar fondacioni i tij.

Në ceremoninë e përurimit të fushës së vogël, përshëndetën edhe kryetari I Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, që gjithashtu ndihmoi në ndërtimin e saj, si dhe deputeti I PS-së për Elbasanin, Taulant Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!