“Duhet të përshpejtojmë procesin e vendeve drejt BE“, Marta Kos: Negociatat me Shqipërinë i mbyllim në vitin 2027

schedule11:50 - 16 Shkurt, 2025

schedule 11:50 - 16 Shkurt, 2025

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Mynih u shpreh se duhet të përshpejtojmë procesin e vendeve drejt Bashkimit Europian.

Ajo ka theksuar se negociatat me Shqipërinë i mbyllin deri në vitin 2027.

“Sot kemi një situatë specifike, kemi forca të jashtme që duan të zgjerohen. Ja pse forcat e tjera duan të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Nëse shkojmë te rrënjët, pse BE u krijua? Për prioritet, paqe dhe siguria. Prandaj, ka një arsye pse vendet duan të bëhen pjesë e BE dhe jo pjesë e SHBA. Ka një pjesë të vendeve nga Veriu i Europës dhe duan të marrin pjesë.

Von der Leyen ka bërë një deklaratë për përshpejtimin e vendeve në Europë. Duket sikur ka një përshpejtim për vendet si Ukraina që është në luftë, pasi po punojmë tre më shumë, apo Bosnje Hercegovina, Serbia apo Kosova që janë në proces.

Po punojmë 2 deri në 3 herë më shpejt. Na duhet të bëjmë dallimin mes pjesës teknike të procesit dhe pjesës politike. Kur bëhet fjalë për pjesën teknike, mund të përmbyllim me Malin e Zi dhe Shqipërinë deri në fund të vitit 2026 ose 2027. Por ka dhe një pjesë politike që do të thotë se asnjë hap i rëndësishëm nuk mund të merret pa vullnetin e vendeve anëtare. Këtu i shoh mundësitë sot. Për pjesën teknike, për të cilën jam e ngarkuar, mund të bëjmë shumë. Jo vetëm për Ukrainën, por edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të flasim dhe po flasim me shtetet anëtare për atë që mund të bëjmë sepse është pjesa teknike, por edhe vullneti politik.“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!