“Paraqituni”! Mori pjesë në protestë, policia i çon mesazh në Facebook “njeriut të memeve”

schedule18:59 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 18:59 - 14 Dhjetor, 2020

Genc Sejko, i njohur si ‘njeriu i memeve’ ka postuar në rrjetet sociale mesazhin që policia i ka çuar në Facebook që të paraqitet në komisariatin nr. 2 në Tiranë, pasi akuzohet për pjesëmarrjen në protestën e mbrëmshme në kryeqytet. Asnjë njoftim zyrtar. Policia e ka njoftuar vetem përmes Facebook-ut. “Fytyra e shtetit policor” kështu e cilëson Sejko.

Por cfarë tha mbrëmë? Ai tha se nuk ishte organizator i tubimit, por nëse do të procedohej nuk do ta kishte problem. “Nuk jam organizator i protestës, por edhe nëse do të më akuzonin do të më bënin nder. “Pushka top t’u bëftë”. Ai u vra 25 vjecari, do më procedojnë mua? Problem i madh. Do të më çojnë 20 vite në burg?”. Sonte po zhvillohet protesta e gjashtë për vrasjen e Klodian Rashës./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!