“Duhet të ndryshojmë kurs”, Shehaj: Po na ikën rinia e talentuar, qeveria nuk ofron asgjë

schedule16:53 - 26 Shtator, 2020

schedule 16:53 - 26 Shtator, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka sjellë në vëmendje largimin e të rinjve nga vendi.

Shehaj shtron problematikat me të cilët përballen të rinjtë, ndërsa nuk heziton të hedhë akuza ndaj qeverisë Rama.

Sipas ish-deputetit qeveria nuk ofron asnjë alternative veç asaj zhvatjes. Po ashtu ish-deputeti bën thirrje për një rrugëtim të ri duke u shprehur se tashmë është koha që qytetarët të zgjedhin.

Statusi:

Shqipërisë çdo vit po i ikin djemtë dhe vajzat më të mirë sepse qeveria vetëm zhvat dhe nuk ofron asgjë më për njerëzit. Rama e ka futur vendin në një qorrsokak të rrezikshëm. Prandaj ne duhet patjetër të ndryshojmë kurs, të nisim një rrugëtim të ri, nje fillim të ri me besim tek një e ardhme më e mirë për të gjithë. Koha për të zgjedhur po afron.

https://www.facebook.com/agronshehaj.al/posts/702498200344220