Duhet të guxoni! Blogerët tregojnë tendencat e “çmendura” të modës: Nga përditshmëria te rrobat e banjos

schedule10:49 - 6 Maj, 2022

schedule 10:49 - 6 Maj, 2022

Blogerët e njohur, Xhiliola Lamaj dhe Indrit Halimi ishin të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku dolën për tendencat më të fundit të modës. Gjatë bisedës me moderatorin Alban Musa, Xhiliola tregoi si risia e këtij sezoni janë kombinimet e guximshme të ngjyrave.

“Këtë sezon kanë buçitur të gjitha ngjyrat. I kemi në masë pavarësisht se vjet ka qenë më shumë jeshilja. Identifikon pranverën por dhe ngjyrat e tjera janë kryefjalë e sezonit pranverë-verë 2022. Lihet pak mënjanë jeshilja sepse vijnë tonalitetet e pink-ut, nuancat e mustardës dhe limonadës.

Donatela Versace ka futur të kuqen në sezonin vjeshtë-dimër, kaloi te pink e theksuar kombinuar me portokalli. Këtë vit ëshë risi kombinimi dhe kontrasti i ngjyrave. Ka ardhur koha të vishet portokallia me jeshilen ose me të verdhën. Si për shembull Naomi Campbell ka zgjedhur pink me portokalli.”, tha ajo.

Indriti theksoi gjithashtu se dhe për meshkujt janë tendencë kombinimet e forta të ngjyrave. “Meshkujt veshin të gjitha ngjyrat që përdorin dhe femrat nga pink, nuancat e jeshiles, pastel deri te fluoreshent por dhe lejla, e verdha. Por thjesht duhet guxim dhe kombinimi i duhur“, tha ai.

Sa i përket teksturave, Xhiliola tha: “Për këtë sezon, theksohet pambuku. Është i pranueshëm për paradite ndërsa pasdite kur del me shoqërinë apo për darkë, rekomandohet një material silk. Rrobat duan kohën dhe vendin e tyre.” Ndërsa Ingriti shtoi sa i përket tendencave për burrat:

“Paradite rekomandohet një kostum sportiv, një T-shirt, pantallona treçerekshe, xhinsi është i domosdoshëm. Ndërsa pasdite duhet të jenë pak më klas.”, tha ai. Xhilioja vuri theksin te rikthimi në modë i xhinseve me shtat të shkurtër dhe takat me platformë të madhe.

Ndërkohë, ata u ndalën gjithashtu dhe te tendencat sa i përket rrobave të banjos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!