Duhet ta blejë në verë, Juventusi ka ide tjetër për Moratan

schedule16:36 - 7 Shkurt, 2021

schedule 16:36 - 7 Shkurt, 2021

Në merkaton e verës Juventusi arriti të marrë në huazim Alvaro Moratan nga Atletico Madrid. Bardhezinjtë kanë të drejtën e blerjes në verën e ardhshme për 40 milionë euro, por Paraticci ka një tjetër ide në mendje.

Nga Spanja raportojnë se bardhezinjtë kanë propozuar të zgjasin edhe një sezon marrëveshjen e huazimit me yllin spanjoll, duke argumentuar situatën e vështirë ekonomike. Derdhja e një shume aq të madhe në arkat e Atleticos do të ndikonte shumë në bilancet e klubit torinez.

Mbetet të shihet përgjigja e Atleticos, që ka mundësinë ta shesë edhe më shtrenjtë Moratën, pas paraqitjeve mbresëlënëse në Torino këtë sezon. Por nuk përjashtohet një marrëveshje burrash mes drejtuesve të dy klubeve, që do ndihmonte në qëndrimin e Moratës në Itali. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!