Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Duhet reformë strukturore”, Sefa: Bonusi për pensionistët është ndihmesë e momentit

schedule20:34 - 10 Tetor, 2025

schedule 20:34 - 10 Tetor, 2025

TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit”, ka theksuar se shpërndarja e bonuseve për pensionistët nuk është një zgjidhje afatgjatë për qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve në vend.

Sipas tij, bonuset funksionojnë vetëm si një ndihmë e përkohshme dhe nuk adresojnë problemet themelore të skemës së pensioneve.

Ai theksoi se qëllimi duhet të jetë ndërtimi i një sistemi pensioni të qëndrueshëm, ku vetë fondi të jetë në gjendje të mbulojë shpenzimet pa ndërhyrje të vazhdueshme nga buxheti i shtetit.

Sipas tij, kjo mund të arrihet vetëm përmes reformave të thella strukturore dhe përmirësimit të të ardhurave për pensionistët.

“Bonuset në vetvete, janë si puna e injeksioneve. Pa një reformë strukturore, e cila strukturalist do ta bëjë të shëndetshëm fondin e pensioneve, që sot e kësaj dite do duhet ta kompensojmë nga buxheti i shtetit, në mënyrë që ai duhet të mbajë veten, nuk arrin të vetëmbahet kur qëllimi është që duhet të vetëmbahet.

Pa një reformë të tillë strukturore, ku dhe pensionistët duhet të shikojnë gradualisht një rritje në të ardhurat që kanë, është vështirë të mbajmë sistemin vetëm me bonus. Bonuset bëjnë punë, por bëjnë një punë momentale”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!