Duhet përdorur apo jo brufeni nëse kemi shenja të koronavirusit? Mesazhi i Bratajt dyzon qytetarët

schedule17:14 - 15 Mars, 2020

schedule 17:14 - 15 Mars, 2020

Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj në një videomesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka dhënë disa këshilla për qytetarët se si të menaxhojnë situatën në të cilën ndodhemi për shkak të koronavirusit.

Brataj ka dhënë këshilla për të gjithë qytetarët e ngujuar nëpër banesa se si të trajtojnë, në kushte shtëpie, disa simptoma që mund të kenë lidhje me koronavirusin.

Shefi i Urgjencës tregoi me detaje se çfarë medikamentesh duhet të përdornim në rastet kur kemi temperaturë, kollë, dhimbje fyti apo diarre, shenjat paraparake për ata që infektohen nga koronavirusi.

“Nëse do të ketë temperaturë, të paktën për 2 ditë, mbi 38.5, është e këshilluar ta trajtojë atë me paracetamol, nga 500 deri në 1000 miligramë, për të rritur është 1000 miligramë.

Nëse pas dy ditës nuk kontrollohet temperatura, mund të përdorni brufen (ibuprofen) 400 apo 600 miligramë dhe mund ta bëni edhe nëpërmjet këshillimit me mjekun….”, u shpreh ndër të tjera ai.

Krahas të tjerave, Brataj këshillon edhe ibuprofenin nëse temperatura nuk ulet duke shkuar në fakt në kah të kundërt me këshillat e studiuesve të ndryshëm në botë mbi koronavirusin, të cilët theksojnë se ky anti-iflamator nuk duhet përdorur kurresesi nëse dyshohet për prekje nga koronavirusi.

Sëfundmi, studiues fancezë kanë parlajmëruar se anti-flamatorët si brufeni apo kortizoni të përdorura gjërësisht mund të përkeqësojnë situatën me koronavirusin.

Ata tregojnë tregojnë se ilaçet anti-inflamatore janë një rrezik për ata me sëmundje infektive sepse ato kanë tendencë të zvogëlojnë reagimin e sistemit imunitar të trupit.

Ministri i shëndetësisë në Francë, Olivier Véran, një mjek dhe neurolog i kualifikuar, ka njoftuar se marrja e anti-inflamatorëve, ibuprofen dhe kortizon, mund të jetë një faktor për përkeqësimin e infeksionit.

Të gjithë ata që kanë dëgjuar shefin e Urgjencës Kombëtare si edhe kanë lexuar qendrimin e autoriteteve franceze tani kanë nevojë që të qartësohen nëse duhet apo jo t’i përdorin anti-inflamnatorët kur dyshojnë se kanë patur kontakt me të prekur nga koronavirusi. Rrjedhimisht, duhet dhënë një sqarim shterrues për këtë pjesë nga autoritetet tona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!