Eni Imami, mbrojtësi i Skënderbeut, iu gëzua fitores kundër Partizanit. Korçarët, edhe para ndërprerjes së garës po paraqiteshin mirë dhe me triumfin e sotëm morën vendin e tretë.
Imami, ndërkohë në rrjetet sociale gjen kohë edhe të thotë diçka në lidhje me rinisjen e kampionatit me këmbë të mbarë. “Duhej një virus më i fortë të na e ndalojë ritmin”, shkruan Imami.
Mbrojtësi ka postuar në Instagram foton e skuadrës së tij, pas triumfit. Me maska, pak të distancuar, te Skënderbeu dukshëm shfaqen të lumtur për tre pikët e marra. / abcnews.al